Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve të Republikës së Kosovës Hekuran Murati, ka bërë një reagim pasi janë ekzekutuar pagat e mësimdhënësve për muajin shtator.
Për këtë Murati reagoi përmes një postimi në Facebook, transmeton Fol Drejt.
“Pas konfirmimit të listave nga komunat, Thesari sot ka ekzekutuar pagesën e paradhënies për orët e muajit shtator që do të zëvendësohen sipas kalendarit të ri të mësimit, të miratuar nga MASHTI”, u shpreh Murati./FolDrejt/