Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të miratojë një projekt-udhëzim administrativ për masa parandaluese e mbrojtëse që ndalojnë pjesëmarrjen e fëmijëve në klube të natës dhe hapësira tjera të ngjashme.
Udhëzimi në fjalë del nga Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe ka për qëllim të realizohet nëpërmjet policisë, shërbimeve sociale, prindërve e kujdestareve.
Kujtojmë se marrja e këtij vendimi vjen pas incidentit të fundit në Prishtinë, ku humbi jetën një person dhe u plagosën 17 të tjerë.