Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave, kanë vendosur për një pako të re mbështetëse për qytetarët, në mënyrë që të përballohet kriza financiare, shkruan Fol Drejt.
Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri Hekuran Murati, në një konferencë për media, kanë folur rreth këtij vendimi, duke shpjeguar që, qeveria ka vendosur që çdo cent që e mbledh, ta rikthej tek qytetarët në shërbim të rritjes së mirëqenies së tyre.
Sipas ministrit Murati, sa i përket subvencionimit të faturave të energjisë elektrike kjo masë do të filloj së aplikuari në muajin nëntor.
“Nga sot duhet të fillojmë të kursejmë. Këtu patjetër ka mënyra të ndryshme të kursimit. Subvencionimi do të jetë asisoj që kushdo që kursen në muajin shtator dhe kursen më shumë se që ka shpenzuar në muajin shtator të vitit të kaluar do të subvencionohet. Për të këtë përqindje ne do ta mbështesim. Te gjithë qytetarët nuk kanë nevojë të aplikojnë pasi të dhënat janë në zyrën e rregullatorit”, tha ai.
Ndërsa për Projektligjin për Punë Publike, Murati tha se është draftuar dhe pasi të kryhen konsultimet e brendshme, pritet të kryhen dhe ato publike e pastaj do të procedohet në qeveri.
Po ashtu ai foli edhe për mbështetjen që qeveria do t’i jap sektorit privat:
“Edhe sektori privat ka nevojë për ndihmë. Si rrjedhojë kemi parapa që të mbështesim dhe të subvencionojmë të gjitha bizneset që i rrisin pagat e tyre. Shteti do ta subvencionoj gjysmën e pagës së tyre për tre muajt e ardhshëm. Ndërsa për studentët dhe bizneset do të ju njoftojmë gjatë ditëve në vijim”, tha ai./FolDrejt/