Në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, është vendosur për emërimin e Bordit të Drejtorëve të ndërmarrjes publike Infrakos, transmeton Fol Drejt.
Siç bëri të ditur Kryeministri Albin Kurti, Edona Nahi është emëruar kryesuese e ndërmarrjes.
“Edona Nahi kryesuese, Genc Hyndozi anëtar, Besarta Uka anëtare dhe Fitim Rraci anëtar”, tha kryeministri./FolDrejt/