Sot u mbajtët zgjedhjet parlamentare në Portugali, ku sipas prognozës së televizionit shtetëror RTP, zgjedhjet janë fituar nga Partia Socialiste e kryeministrit António Costa (34 deri 39 përqind), përcjell foldrejt.com.
Kjo nënkupton se PS, edhepse ka fituar zgjedhjet, ka nevojë për një partner koalicioni.
Historia e shkurtër politike e Portugalisë
Falë ndihmës së Brukselit prej 78 miliardë eurove, Portugalia shpëtoi nga bankroti në 2011. Por reformat e kursimit u desh ti zbatojë partia konservatore, e cila uli popullaritetin e saj dhe humbi zgjedhjet në 2015.
Costa nuk mund të largohej tërësisht nga politika e kursimit, megjithatë falë një bumi turistik, ai arriti të menaxhojë mirë ekonominë duke rritur edhe të ardhurat për kokë banori. Kjo i solli fitoren e dytë partisë, edhepse jo bindshëm sa herën e parë./Foldrejt.com