Sanksionet perëndimore kanë nisur të kenë një ndikim të vërtete mbi Rusinë, tha zëdhënësi i qeverisë franceze Gabriel Attal në një intervistë me CNN.
“Ne po rrisim në maksimum koston e luftës për Vladimir Putin, duke shpresuar se në një moment sanksionet të kenë një ndikim të tillë se Putin do të detyrohet të rishikojë planin e tij për pushtimin e Ukrainë”, tha zyrtari francez.
Udhëheqësit e 27 anëtarëve të Bashkimit Evropian pritet të mblidhen javën e ardhshme në një samit në Bruksel të Belgjikës për të diskutuar rreth luftën së Ukrainës dhe hapave që ata si liderë evropianë do të ndjekin./FolDrejt/