Qeveria gjermane ka bërë një lajm për Shqipërinë, ku e titullon “shtatë gjëra që nuk i dini për Shqipërinë”. Lajmi është publikuar në “bundesregierung.de” pak pas takimit mes kryeministrit Edi Rama me kancelaren Angela Merkel, përcjell foldrejt.com.
Shtatë gjëra që nuk dini për Shqipërinë
- Kryeministri Edi Rama nuk është vetëm personalitet politik, por edhe artist ku pikturat e tij ekspozohen në Muzeun Kombëtar të Tiranës ose Tate Gallery në Londër.
- Shqipëria e gjeneron 100 përqind të energjisë së saj nga hidrocentralet. Hidrocentrali në Liqenin e Komanit ka mundësi përfitimi prej 600 Megavat.
- Riviera shqiptare më së shumti njihet në bregdetin e pacënuar të detit Jon – ku ka plazhe të mrekullueshme. Brenda vitit Shqipërinë e vizitojnë 4.5 milion turistë.
- Nën sundimin e Enver Hoxhës në vitet 70-ta ose 80-ta janë ndërtuar për t’u mbrojtur 200 mijë mini-bunkere. Në rast sulmi, gjithë popullata shqiptare do strehohej aty.
- Liqeni më i vjetër në Europë ndodhet në Shqipëri – Liqeni i Ohrit – ku rriten mjaft kafshë dhe bimë unike. Liqeni ruhet nga UNESCO.
- Shqipëria është shtet emigrantësh: vetëm 2.9 milion banorë jetojnë në vend. Si pasojë e kërkimit të perspektivës më të mirë, rreth 4 milion shqiptarë jetojnë jashtë, shumica në Greqi, Maqedoninë Veriore (!) dhe Kosovë (!). (SHP – këtu duket se ka gabuar qeveria gjermane, pasi në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore shqiptarët janë vendas dhe nuk kanë emigruar për perspektivë).
- Flamuri i Shqipërisë është shqiponja e zezë dykrenore që ka pësuar ndryshime me kohë, por që formën e tanishme e ka marrë në 1992.