Sipas ligjit të ri të paraqitur nga partia e Vëllezërve të Italisë të kryeministres, Giorgio Meloni, italianët që përdorin anglisht dhe fjalë të tjera të huaja në komunikimin zyrtar mund të përballen me gjoba deri në 100 mijë euro.
Ligji u prezantua nga Fabio Rampelli, një anëtar i dhomës së ulët të Parlamentit italian dhe kryeministrja italian e mbështeti propozimin e tij, raportoi CNN.
Edhe pse ligji mbulon të gjitha gjuhët e huaja, ai synon në mënyrë specifike “Anglomaninë” ose përdorimin e fjalëve angleze./FolDrejt/