10 të vdekur nga përmbytjet e mëdha – Katër të zhdukur.
Kryeministri italian Mario Draghi ka bërë të ditur se qeveria e tij do të ndajë menjëherë 5 milionë euro për të mbështetur të prekurit nga përmbytjet në Italinë qendrore, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
“ I falënderoj sinqerisht të gjithë, nga Mbrojtja Civile te zjarrfikësit dhe vullnetarët ”, tha Draghi, i cili aktualisht po udhëton në rajonin e Marche për të parë vetë shkallën e dëmit.
Bilanci i ri nga vala e motit të keq që goditi mbrëmë rajonin Marche të Italisë qendrore është dhjetë të vdekur dhe katër të zhdukur , mes tyre një nënë e re dhe dy fëmijë.
Në këtë kohë, kreu i Mbrojtjes Civile Italiane , Fabrizio Curzio ndodhet në zonë, duke koordinuar organet e ndryshme dhe vullnetarët që marrin pjesë në operacionet e shpëtimit.
Sipas autoriteteve lokale, moti i keq vdekjeprurës nuk ishte parashikuar. Brenda një ore u vërshuan shumë lumenj dhe degë të zonës më të gjerë të Angonës.
Në fshatin Candiano, i cili është përmbytur, uji ka mbërritur në katin e parë të banesave , ndërsa në zonën e gjerë janë ndërprerë furnizimi me energji elektrike dhe lidhjet telefonike.
Në provincën e Ankonës, “400 milimetra shi ranë në dy ose tre orë”, tha Luigi d’Angelo, kreu i Departamentit të Mbrojtjes Civile.
Videot e postuara në rrjetet sociale janë tregues i shkatërrimeve të shkaktuara nga stuhitë e forta.
Policia, Mbrojtja Civile dhe zjarrfikësja janë mobilizuar për të përballuar situatën./FolDrejt/