Qeveria e Italisë ka ndarë 2 milionë euro për nismën humanitare të Ukrainës, “Grurë nga Ukraina”, transmeton Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
“Sapo kam nënshkruar rifinancimin e Fondit Dypalësh të Emergjencave. Mbështetje për Programin Botëror të Ushqimit. Dy milionë euro që do t’i japin shtysë nismës “Grurë nga Ukraina”. Një projekt i rëndësishëm që u jep grurin e Ukrainës vendeve më të varfra”, tha Tajani.
Sipas fjalëve të tij, pavarësisht vështirësive të lidhura me luftën, Ukraina e bën veten protagoniste për të ndihmuar miliona njerëz që jetojnë në urgjencë ushqimore.
“Italia nuk mund të mos jetë në anën e saj (Ukrainës)”, shtoi Tajani.
Kujtojmë se, në 90-vjetorin e Holodomorit, kur miliona ukrainas vdiqën nga uria në 1932-1933, Ukraina filloi nismën “Grurë nga Ukraina”. Si pjesë e kësaj nisme, rreth 60 anije do të dërgojnë grurë të prodhuar nga ukrainasit në vendet më të varfra të Afrikës deri në mesin e vitit 2023. /FolDrejt/