Qeveria japoneze njoftoi një paketë ndihme financiare prej 5,5 milionë dollarësh për Ukrainën, ku Rusia vazhdon sulmet e saj.
Qeveria e kryeministrit Kishida Fumio synon të rrisë ndihmën për Ukrainën përpara 24 shkurtit, përvjetorit të parë të sulmeve të Rusisë, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Duke folur në një simpozium në kryeqytetin Tokio, kryeministri japonez njoftoi se 5,5 milionë dollarë do t’i jepen Ukrainës si ndihmë financiare.
Ndihma financiare është planifikuar të përdoret për të riparuar infrastrukturën e Ukrainës, sipas agjencisë zyrtare Kyodo./FolDrejt/