Kanadaja ndaloi sot aplikacionin kinez TikTok nga telefonat zyrtarë të punonjësve të qeverisë, me masën që hyn në fuqi nesër, raportoi Reuters, duke cituar një deklaratë zyrtare dërguar punonjësve të qeverisë federale.
Vendimi u mor në interes të sigurisë së të dhënave, pasi një analizë e brendshme përcaktoi se metodat e mbledhjes së të dhënave të TikTok i bëjnë përdoruesit të prekshëm ndaj sulmeve kibernetike.
Masa vjen disa ditë pasi Komisioni Evropian vendosi një ndalim të ngjashëm për sigurinë e informacionit pasi një rishikim i brendshëm zbuloi se metodat e mbledhjes së të dhënave të TikTok mund t’i lënë përdoruesit të prekshëm ndaj sulmeve kibernetike, tha gazeta./FolDrejt/