Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje!, Armend Muja e ka bërë një krahasim të buxhetit të vitit 2021 me vitet e kaluara.
Sipas Mujës, buxheti në vitin 2021 është rritur për 461 milionë euro, duke shkuar në 2.2 miliardë gjithësej, ndërsa meritat sipas tij, janë të qeverisë, ku ai është pjesë e saj.
“Të hyrat buxhetore për vitin 2021 ishin rreth 2.2 miliardë. Viti i parë i Qeverisë Kurti II ka shënuar një bilanc prej +461 milion euro krahasuar me vitin paraprak. Të hyrat e Kosovës në vitin 2011 ishin 1.3 miliardë dhe ishte dashur një dekadë që të hyrat të arrinin 1.7 miliardë (+432 milion euro)”, shkruan ai.
Ai ka thënë se deri në fund të mandatit të Qeverisë aktuale, buxheti do t’i ketë mbi 2 miliardë shtesë.
“Vendimi për të votuar Lëvizjen VETËVENDOSJE nënkupton +461 milion në buxhetin e Kosovës për vitin e parë të qeverisjes, potencialisht mbi 2 miliardë euro shtesë deri në fund të mandatit”, thotë ndër të tjera Muja./FolDrejt/