Ekzekutivi është deklaruar kundër lejimit të tërheqjes së 30% të trustit, raporton Fol Drejt.
Këtë e bëri të qartë Kryeministri Albin Kurti gjatë mbledhjes së sotme.
Ai ka tha se nuk mund të zgjidhet problemi i përkohshëm duke e rrënuar të ardhmen.
“Buxheti i vitit 2028 është buxheti jonë dhe po ashtu mjetet në Trustin Pensional janë tonat, por buxheti në vitin 2028 është buxhet për vitin 2028 dhe jo për vitin 2022. Njësoj edhe pensionet nuk janë për tash, por kur të hyjmë në pleqëri. Nuk mund të lejojmë që edhe ta humbim të ardhmen edhe të mos e fitojmë të tashmen”.
Çështja e tërheqjes së 30% të mjeteve të Trustit, ka ardhur si ide e partive opozitare, ndërsa shumë shpejt mund të shtrohet për diskutim edhe në Parlamentin e Kosovës./FolDrejt/