Qeveria e Republikës së Kosovës gjatë mbledhjes së sotme ka marrë vendim për shkarkimin e bordit të drejtorëve të ndërmarrjes publike “Drini i Bardhë”, raporton Fol Drejt.
Propozimin për shkarkimin e këtij bordi e dha Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli.
“Gjatë auditimit të pasqyrave financiare, ZKA ka dhënë opinion të kundërt për pasqyrat financiare të ndërmarrjes dhe duke marrë këtë parasysh, vihet në pah situata e pafavorshme financiare për ndërmarrjen dhe qeverinë si aksionare” – tha ajo, duke e arsyetuar propozimin.
Pas shkarkimit të bordit, u votua ai i përkohshmi. Si kryesuese u votua Arjeta Zeka, ndërsa anëtarë u votuan Ilaz Halili, Arlinda Magbani dhe Ramiz Jukoviq./FolDrejt/