Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën janë marrë dy vendime.
Në këtë mbledhje janë miratuar ndryshimet në tabelat 3.1 dhe 3.2 të Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2024, për të përmbushur obligimet e pakryera financiare dhe kontraktuale nga viti paraprak.
Gjithashtu, ka miratuar pasqyrën preliminare financiare për ekzekutimin e buxhetit dhe bilancin e fondeve për 2023.