fbpx
E premte, 22 Nëntor, 2024

Qeveria maqedonase me vendim për ndalimin e kanaleve ruse në shtetin e tyre

Lexoni edhe..

E kryesuar nga Artan Grubi, Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën që u mbajt mbrëmë, solli vendim me çka u rekomandohet – propozohet operatorëve kabllor që të ndalojnë transmetimin e kanaleve ruse në platformat e tyre.

Mirëpo, gjatë diskutimit në seancën qeveritare është konstatuar se për momentin Qeveria nuk ka mundësi ligjore për t’i urdhëruar operatorë kabllor, prandaj edhe në këtë fazë shkohet vetëm me rekomandim.

TV21 gjatë ditës së sotme do të kontaktojë me operatorët kabllor – Telekom, A1,
Neotel, Telekabel, etj për të mësuar qëndrimin apo vendimin e tyre ndaj këtij rekomnadimi të Qeverisë.

Kuptohet gjithashtu se qytetarë të shumtë të Maqedonisë së Veriut janë ankuar për transmetuesin publik serb – RTS, pasi “bën propagandë ruse”./FolDrejt/

Të ngjajshme