Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur një mbledhje elektronike, transmeton Fol Drejt.
Në këtë mbledhje ajo ka marrë një sërë vendimesh që lidhen me emërime e shkarkime të anëtarëve të disa bordeve.
Konkretisht, janë miratuar emrat e kandidatëve, si më poshtë, që do t’i propozohen Kuvendit të Republikës së Kosovës, për pozitat e dy anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të energjisë:
1.1 Arta Qorolli – Isufi
1.2 Drita Desku
1.3 Adnan Preniqi
1.4 Arjeta Pajaziti – Qerimi
1.5 Kujtim Hoxha
1.6 Naim Sahiti
Qeveria ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për bartje të së drejtës së shfrytëzimit, nga Agjencia e Pyjeve të Kosovës, te Ministria e Shëndetësisë me qëllim të ndërtimit të objekteve të Institutit Special në Shtime dhe Qendrës Rehabilituese të Sëmurëve Kronik Psikiatrik në Shtime.
Gjithashtu ka emëruar Bordin e përkohshëm të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Ndërmarrja e Re Energjetike e Kosovës “NKEC”, me këtë përbërje:
1.1. Alban Krasniqi, kryesues
1.2. Elvisa Destanovic, anëtare
1.3. Dhurata Gutaj, anëtare
1.4. Ismet Vrapqani, anëtar
Në këtë mbledhje është shkarkuar Bordi i Drejtorëve dhe ka emëruar Bordin e përkohshëm të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë Sh. A., me këtë përbërje:
1.1. Izja Mjeku, kryesuese;
1.2. Arlindja Nallbani, anëtare;
1.3. Besnik Aliu, anëtar;
1.4. Valbona Fazliu Xheladini, anëtare;