Dje pasdite vonë Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, me ç’rast është diskutuar për çështjen e përzgjedhjes së Guvernatorit të Bankës Qendrore, shkruan Fol Drejt.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 150-të me radhë, në mënyrë elektronike, në të cilin ka miratuar vendimin me të cilin Qeveria e Republikës së Kosovës ka dhënë mendim lidhur me kandidaturat e propozuara nga Paneli Seleksionues për përzgjedhjen e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës” – thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra për Komunikim Publik (ZKM).
“Me vendimin e miratuar, Qeveria e Republikës së Kosovës pajtohet me kandidaturat e propozuara nga Paneli Seleksionues për përzgjedhjen e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe ky vendim do të përcillet në Kuvendin e Republikës së Kosovës” – thuhet më tutje në komunikatë./FolDrejt/