Me këtë ligj parashihet që të bëhet konfiskimi i secilës pasuri të pajustifikueshme, që kap vlerën e mbi 5 mijë eurove.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj ka diskutuar për ligjin për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme dhe në mënyrë unanime është miratuar koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Me këtë ligj parashihet që të bëhet konfiskimi i secilës pasuri të pajustifikueshme, që kap vlerën e mbi 5 mijë eurove.
“Ministria e Drejtësisë ka iniciuar koncept-dokumentin për pasurinë e fituar në mënyrë të pajustifikueshme, mangësitë dhe problemet që ekzistojnë në këtë fushë. MD pas miratimit të këtij koncept-dokumenti do të hartojë projektligjin që do të përmbajë rregullimin e koncepteve për hetimin e pasurisë së pajustifikueshme që ju takon personave të dyshuar. Synohet që të themelohet një agjenci e pavarur, e cila inicion procedurën ndaj personave të dyshuar që kanë fituar pasurinë në mënyrë të jashtëligjshme”, ka thënë Haxhiu.
Në rend dite është edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për anulimin e vendimit të 24 dhjetorit, kur ishin propozuar tre kandidatë për kryesues të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.