Qeveria e Kosovës ka miratuar me shumicë votash masat e reja antiCOVID-19.
Në kuadër të masave të reja do të hiqet ora policore dhe do të zgjatet orari i punës për gastronominë deri në ora 23:00.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha në mbledhjen e qeverisë se do të lejohet edhe lëvizja e qytetarëve pa maska kur janë vetëm dhe në ambiente të jashtme.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në fjalën e tij ka dhënë detaje të shkurta lidhur me masat anti-Covid duke thënë se ora policore do të hiqet. Megjithatë, nga ora 00:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit nuk do të lejohet grumbullimi i më shumë se 10 persona në ambiente të jashtme ose të brendshme.
Masat e lehtësuara anti-Covid do të hyjnë në fuqi nga dita e hënë (31.05.2021).