Qeveria e Kosovës e ka miratuar pakon për Rimëkëmbje Ekonomike.
Ministri Murati ka bërë të ditur se ka kategori dhe nënkategori që do të mbështeten nga e njëjta.
“Pakoja do të ketë 420 milionë eurove. Në kuadër të pakove hyjnë edhe bonot e diasporës. Kjo pako përbëhet nga pesë grupe të masave e disa nga to janë Ringjallja e Ekonomisë, mbështetja për shërbimet publike, investimi në infrastrukturë dhe ambient dhe mbështetja për familjet”, ka thënë Murati.
Sipas synimit të qeverisë, mbështetja e punësimit do të bëhet me 50 milionë euro, 108 milionë euro do të jenë për ringjalljen e ekonomisë, për familjet do të jetë 50 milionë euro, teksa investimi në infrastrukturë dhe ambient do të jetë 100 milionë euro.