Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Qeveria ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ndër të tjera ka miratuar edhe projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, shkruan Fol Drejt.
“Qeveria ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar:
– Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme. Qëllimi i këtij Ligji është të sigurojë progresivitet të shkallës tatimore, lirim tatimor për vendbanimin parësorë dhe tokat bujqësore, faljet tatimore për vitin tatimor 2023 dhe rregullat kufizuese për aplikimin e detyrimit tatimor, dhe interesit.”, shkruan në komunikatë.
Tutje, aty thuhet se janë miratuar edhe:
– Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 03/111 të datës 7 dhjetor 2022.
– Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/23, të datës 8 prill 2020.
– Vendimin për miratimin e Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2023-2027. Programi është dokumenti kryesor Strategjik i Republikës së Kosovës për zbatimin e reformës për integrim në Bashkimin Evropian, i orientuar kah adoptimi aquis së BE-së në legjislacionin kombëtarë dhe zbatimin e tij. /FolDrejt/