Qeveria ndan shtesat 100 euro për punonjësit e sektorit publik
Qeveria e Kosovës sot ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike për masën 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar.
Sipas këtij vendimi ndahen mjete buxhetore në shumë 7 milionë e 300 mijë euro, për zbatimin e pikës 1.4 të vendimit të Qeverisë të datës 13.04.2022, si masë për shtimin e mbështetjes për qytetarët e Kosovës, Masa 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.