Qeveria nuk do të heqë dorë nga qëllimi i saj për të shitur tokë bujqësore në pronësi të shtetit. Megjithëse në Regjistrin Elektronik të Rregulloreve, u bënë një sërë vërejtjesh dhe u kërkua tërheqja e ligjit, për Ministrin e Bujqësisë Ariant Hoxha, plani për shitjen e tokës shtetërore do ta zhvillojë më shumë bujqësinë. Sidoqoftë, propozim zgjidhja do të jetë në gjendje të pësojë ndryshime, pasi të dëgjohen të gjitha vërejtjet e palëve të interesuara, thotë Hoxha.
Ne as që mendojmë ta tërheqim Propozim ligjin, sepse vlerësojmë që është një Ligj që do të kontribuojë shumë në drejtim të zhvillimit të bujqësisë, por edhe në të hyrat buxhetore dhe investimet, që do të ishin pjesë e shitjes së mundshme të tokës bujqësore. ” Të paktën dy ose tre debate të tjera publike mbeten për t’u organizuar në rajone ku palët e interesuara dhe vetë fermerët do të jenë të pranishëm”, tha Arianit Hoxha, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, raporton Alsat M, percjell Foldrejt.com