Ibrahimi shtoi tutje se niveli qendror nuk po dëshiron asnjë bashkëpunim me nivelin lokal sa i përket masave antiCOVID.
“Ministria e Shëndetësisë e ka parë të arsyeshme të përjashtojë në mënyrë arbitrare Asociacionin e Komunave të Kosovës, në dy takimet e fundit nuk është ftuar. Njëherë kemi qenë të përjashtuar po në këtë mënyrë nga ish ministri Arben Vitia, po pastaj pas takimit që kemi pasur me Arben Vitinë, ka theksuar se ka qenë gabim teknik dhe është rikthyer. Mirëpo tani, kjo po shihet se është e qëllimshme, dhe se niveli qendror nuk dëshiron asnjë bashkëpunim me nivelin lokal sa i përket masave antiCOVID”, deklaroi ai.
Në fund të deklaratës, Ibrahimi shtoi se për shkak se nuk ka një bashkëpunim të tillë mes nivelit qendror dhe atij lokal, po rriten edhe rastet me COVID-19.
“Vendimet po merren në nivel qendror, gjithçka në dorë ka niveli qendror, po shihet se për një mosbashkëpunim të tillë po rriten edhe rastet mbi 2 mijë, çdo bashkëpunim jo i sinqertë shkon në dëm të qytetarëve”, potencoi ai.
Ndryshe, ditën e mërkurë në Kosovë janë konfirmuar 2050 raste të reja me coronavirus.
MSH u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat antiCOVID, duke njoftuar se carianti Omicron i coronavirusit tanimë është bërë variant dominues në qarkullim. /Telegrafi/