Vlora Çitaku ka reaguar pas vizitës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës – Albin Kurtit, në Greqi, transmeton Fol Drejt.
Nënkryetarja e PDK-së me këtë rast ka ngritur disa dilema rreth qëndrimit të Kurtit në Greqi.
Çitaku ka shkruar se në konferenca në të cilat ka marrë pjesë Kurti, rëndom qëndrohet për dy ditë.
“Sinqerisht, a din dikush me më tregu qe sa ditë është Kryeministri në Greqi? Rëndom, në konferenca të tilla, Kryeministri shkon në hapje, e mbanë fjalimin/takimet dhe kthehet. Më së shumti 2 ditë”, ka shkruar Çitaku.
Nënkryetarja e PDK-së ka shkruar se në konferenca të tilla 1 javë nuk qëndron as kryeministri i Greqisë, derisa ka shtuar se Kosova po qeveriset nga Besnik Bislimi.
“As Kryeministri i Greqisë nuk rrin aty 1 javë, e lëre më të tjerët. Kosovën po e qeverisë Besnik Bislimi. Duket se kjo është Qeveria Bislimi I, jo Kurti II”, ka shkruar Çitaku.
Ky është reagimi i saj i plotë: