Qeveria e Republikës së Kosovës, me anë të një fotografie të shpërndarë në Facebook, ka bërë publike agjendën e aktiviteteve për nder të festës së 28 Nëntorit.
Këto aktivitete, që përfshijnë homazhe, shfaqje e ceremoni kulturore dhe duel ushtarak sportiv mes Kosovës e Shqipërisë do të organizohen me fillim nga dita e nesërme, për të vazhduar me datën 28 nëntor e 30 nëntor, transmeton Fol Drejt.
Në këto aktivitete, ndër tjerash përfshihen edhe homazhet përpara heronjve kombëtarë: përpara bustit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Prishtinë dhe varrezat e familjes Jashari në Prekaz me datën 27 nëntor; homazhe te Kulla e Isa Boletinit dhe vizitë në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit më 28 nëntor; homazhe të varri i Hasan Prishtinës në Kukës, më 30 nëntor.
Në agjendë përfshihen edhe aktivitete nga FSK, ku pritet parakalimi i FSK-së me datën 28 nëntor dhe një ndeshje futbolli mes ushtarëve të Kosovës dhe Shqipërisë, me 30 nëntor në Kukës (12:00-13:00), si përmbyllje e agjendës./FolDrejt/