Qeveria ruse do të ndihmojë banorët e rajonit Kherson të evakuohen në rajone të tjera të vendit, sipas zëvendëskryeministrit rus Marat Khusnullin, i cili u citua nga media shtetërore ruse RIA Novosti.
“Në lidhje me apelin e kreut të rajonit Kherson të Federatës Ruse, Vladimir Saldo, qeveria vendosi të organizojë ndihmë për largimin e banorëve të rajonit në rajone të tjera të vendit,” tha Khusnullin, cituar nga RIA.
Më herët të enjten, Saldo i bëri thirrje Kremlinit që të organizojë një evakuim të civilëve përballë një ofensive të vazhdueshme ukrainase, shkruan CNN.
Sidoqoftë, Kirill Stremousov, nënkryetari i administratës ushtarake të rajonit Kherson, tha në përgjigje se nuk do të kishte asnjë evakuim.
Kërkesa e Saldo për të “ndihmuar në organizimin e largimit të banorëve të rajonit Kherson për qëndrim të përkohshëm dhe pushim në rajone të tjera të Federatës Ruse nuk është një thirrje për evakuim,” tha Stremousov. “I bëjmë thirrje banorëve të rajonit Kherson të qëndrojnë të qetë dhe të mos bëjnë panik. Askush nuk do të tërheqë trupat ruse nga rajoni Kherson.
Forcat ukrainase kanë bërë përparime graduale përmes Khersonit, si dhe kanë goditur infrastrukturën kritike si urat dhe hekurudhat.
Kherson është një nga katër rajonet e Ukrainës të aneksuar nga Rusia muajin e kaluar./FolDrejt/