Deklarata e presidentit të SHBA-së, Biden, se presidenti rus Vladimir Putin duhet të gjykohet për krime lufte, është e papranueshme dhe e padenjë, tha sot Kremlini.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov njoftoi se Shtetet e Bashkuara ndoshta do të vendosin sanksione shtesë ndaj Rusisë, shkruan Reuters, transmeton FolDrejt.
“Nuk ka gjasa që amerikanët të heqin dorë nga praktika e tyre e preferuar,” tha Peskov para gazetarëve./FolDrejt/