Në mbledhjen e 109-të të Qeverisë së Kosovës është marrë vendim shfuqizimi i vendimit të ish-qeverisë Haradinaj, me të cilin u ishin rritur rrogat e prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Siç ka bërë me dije kryeministri Kurti, pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë kthyer sërish në lartësinë e rregullimit juridik të mëparshëm para datës së hyrjes në fuqi të vendimit për ngritjen e pagave të kabinetit qeveritar, rrjedhimisht edhe këtyre institucioneve të drejtësisë./FolDrejt/