Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme ka ka miratuar Projektligjin për Institutin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, transmeton Fol Drejt.
Kryeministri Albin Kurti, me këtë rast tha se duke respektuar të kaluarën mund të ketë një të ardhme të ndritur:
““Historia na mëson që zgjidhjet afatgjate janë të paarritshme atëherë kur nuk bazohen në pariemt e drejtësisë. Është detyrë e qeverisë që mbi të vërtetën të ndërtojmë mekanizma për të kaluarën. Për këtë, kam kënaqësinë që ta hapi mbledhjen e cila i referohet miratimin e Institutit për Krimet e kryera në Kosovë. Kam potencuar që krimet e kryera dhe dëmet e shkaktuara duhet adresuar, sepse ato janë parakusht për stabilitet afatgjatë. Një shoqëri nuk harron sepse e institucionalizon kërkesën, si parakusht për jetesën e dinjitetshme”.
Sipas tij, instituti do të themelohet në kuadër të Zyrës së Kryeministrit./FolDrejt/