Qeveria siriane ka miratuar shpërndarjen e ndihmave humanitare në vijën e parë të luftës civile 12-vjeçare të vendit, ka thënë media shtetërore, duke shtuar se ndihma do të arrijë me ata që kanë nevojë për të me ndihmën e OKB-së, Gjysmëhënës së Kuqe Siriane dhe Kryqit të Kuq ndërkombëtar, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Këshilli i Ministrave miraton dërgimin e ndihmave humanitare në të gjitha pjesët e Republikës Arabe të Sirisë”, thuhet në një deklaratë të kabinetit.
Media shtetërore raportoi se qeveria kishte shpallur gjithashtu zonat më të prekura nga tërmeti vdekjeprurës i së hënës – Latakia, Hama, Aleppo dhe Idlib – zona fatkeqësish dhe do të krijonte një fond për rehabilitimin e tyre. /FolDrejt/