Greva që vazhdoi gjithë muajin e shtatorit si rezultat i mosgjetjes së një marrëveshjeje mes Qeverisë e mësimdhënësve, duket se do t’u kushtojë mësimdhënësve me pezullim nga paga e shtatorit.
Në deklarimin e djeshëm të zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kreyeziut, është bërë e ditur se Qeveria nuk do t’i ekzekutojë pagat për punëtorët e sektorit publik që kanë qenë pjesë e grevës, ndërkohë që obligimet financiare ndaj atyre që kanë dalë ne punë dhe kanë kryer detyrat e përgjegjësisë janë ekzekutuar, shkruan Fol Drejt.
Ndaj këtij qëndrimi të Qeverisë, ka reguar Këshilli i Prindërve të Kosovës, të cilët, përmes një postimi të lëshuar në rrjetin social Facebook, kanë shprehur gatishmërinë për t’i ndihmuar financiarisht mësimdhënësit duke mbledhur fonde.
Ata tutje kanë thënë se revolta e tyre kishte të bënte me hapjen e shkollave e çerdheve, por asnjëherë me poshtërimin e mësimdhënësve./FolDrejt/