Zyra për Komunikim Publik ka bërë të ditur se në mbledhjen e fundit të qeverisë, e cila është mbajtur në formë elektronike, është miratuar një vendim sipas së cilit do të fillohen procedurat për blerjen e dy objekteve për ambasada në Gjermani dhe Shtete të Bashkuara të Amerikës (ShBA), shkruan Fol Drejt.
Në njoftim thuhet se mbledhja është mbajtur në formë elektronike.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën është miratuar vendimi për fillimin e procedurave për blerjen e objektit për nevoja të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin, Republika Federale e Gjermanisë, si dhe blerjen e objektit rezidencial, në Washington D. C., në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”/FolDrejt/