Kuvendi i Kosovës, me 61 vota pro, ka votuar për emërimin e bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP).
Emrat e votuar janë Vjosa Gradinaj-Mexhuani, e cila u zgjodh kryetare, Nita Bejta anëtare, Kimete Berisha anëtare, Vedat Poterqoi anëtar dhe Agon Ramadani anëtar.
Në fjalën e tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Ligji për Prokurim Publik e ka obliguar qeverinë që t’i bëjë propozimet për kandidatë për bordin e OSHP-së, teksa shtoi se për herë të parë komisioni ka pasur në përbërje njohës e ekspertë të jashtëm, specifikisht në fushën e prokurimit dhe financave.
Kujtojmë se OSHP-ja ishte pa bord pothuajse që një vit.