Kreu i Këshillit Norvegjez të Refugjatëve ka thënë se ai parashikon një valë tjetër të qindra mijëra refugjatëve nga Ukraina në Evropë gjatë dimrit, për shkak të kushteve “të pajetueshme”.
“Askush nuk e di se sa, por do të ketë qindra mijëra të tjerë pasi bombardimi i tmerrshëm dhe i paligjshëm i infrastrukturës civile e bën jetën të pajetueshme në shumë vende”, tha Jan Egeland për agjencinë e lajmeve Reuters.
“Kështu që kam frikë se kriza në Evropë do të thellohet dhe kjo do të errësojë po aq krizat në vende të tjera të botës,” tha ai./FolDrejt/