Qindra motoçiklistë në Kolumbi u mblodhën për të protestuar ndaj masave të sigurisë të ndërmarra ndaj tyre.
Për të reaguar kundër masave të sigurisë të paralajmëruara nga Bashkia e Bogotës, 48 organizata të motoçiklistëve u mblodhën në kryeqytetin Bogota.
Protestuesit bllokuan trafikun në rrugën më të madhe të qytetit dhe më pas me motoçikletat e tyre nën shoqërimin e zërave intensive me bori protestuan kundër vendimeve të Bashkisë së Bogotës.
Të shoqëruar nga policia nga një distancë e caktuar, motoçiklistët u kthyen në vendin ku ishin nisur pa incidente pas dy xhirosh në rrugë me flamujt dhe pankartat e tyre.
Një motoçiklist në deklaratën për AA tha se motoçiklistët nuk janë hajdutë duke shtuar se do të vazhdojnë të protestojnë derisa Bashkia nuk ndryshon vendimin.
– Arsyetimi i Bashkisë
Me argumentin se organizatat kriminale përfshihen në vjedhje dhe zhvatje në qytet duke përdorur intensivisht motoçikletat, Bashkia e Bogotës ka marrë vendim që të kufizojë zonat e lëvizjes së këtyre drejtuesve.
Sipas vendimit, ndalohet që dy persona të udhëtojnë në një motoçikletë mes orës 19:00 deri në 04:00.
Kryetarja e Bashkisë, Claudia Lopez tha se do të mbajë një takim me përfaqësuesit e motoçiklistëve për zgjidhjen e problemit.