Qindra persona u mblodhën në sheshin e majit në kryeqytetin Buenos Aires, me ftesë të opozitës dhe qytetarëve me origjinë ukrainase që jetojnë në Argjentinë.
Qindra persona në Argjentinë dolën në rrugë në mbështetje të Ukrainës, shkruan AA.
Qindra persona u mblodhën në sheshin e majit në kryeqytetin Buenos Aires, me ftesë të opozitës dhe qytetarëve me origjinë ukrainase që jetojnë në Argjentinë.
Të tubuarit mbanin flamuj ukrainas, kënduan himnet e Argjentinës dhe Ukrainës dhe brohorisnin me parulla kundër presidentit rus Vladimir Putin, transmeton Fol Drejt.
Midis politikanëve të opozitës, në demonstrata morën pjesë edhe Patricia Bullrich, ish-ministre e Sigurisë Kombëtare dhe Horacio Rodriguez Larreta, kryeqeveritar i Buenos Airesit.
“Paqja dhe respekti për jetën e lirë janë parime të nevojshme që duhet t’i mbrojmë kudo dhe në çdo rrethanë. Prandaj, ne festojmë dhe ndjekim marshimet e mbajtura në pjesë të ndryshme të vendit tonë për të dënuar pushtimin e Ukrainës nga Federata Ruse”, shkruan Larreta.
Protesta përfundoi pasi në qendër të qytetit u lexua një deklaratë që bën thirrje për t’i dhënë fund luftës./FolDrejt/