Si pasojë e përplasjes së dy trenave të metrosë në kryeqytetin kinez Pekin, 515 persona janë dërguar në spital pasi u plagosën.
Zyrtarët kinez njoftuan se aksidenti ka ndodhur në pjesën mbitokësore të linjës së metrosë Changping në pjesën perëndimore të Pekinit, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Thuhet se personeli shëndetësor i urgjencës, policia dhe ekipet e transportit kanë ndërhyrë ndaj ngjarjes dhe kanë evakuuar të gjithë udhëtarët.
Njoftohet se në spitale u dërguan 515 persona të plagosur nga aksidenti, ku u përplasën dy trena pas aktivizimit të sistemit automatik të frenimit të trenit të metrosë para shinave që ishin të rrëshqitshme si pasojë e reshjeve të borës.
Thuhet se 25 prej të plagosurve janë nën vëzhgim dhe 67 vazhdojnë trajtimin.
Reshjet intensive të borës kanë shkaktuar pezullimin e disa udhëtimeve me tren në qytet, si dhe mbylljen e shkollave.