Qipro do të heqë karantinën për vizitorët nga shtetet e tjera të BE-së dhe shumë vende të tjera, duke filluar nga 10 maji.
“Parakushti është që vizitorët të jenë të vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 ose të mund të tregojnë një test negativ PCR jo më të vjetër se tri ditë”, tha zëvendësministri qipriot përgjegjës për Turizmin, Savvas Perdios, për agjensinë e lajmeve CNA.
Rregullorja e re do të zbatohet për të gjitha shtetet në zonën Shengen, si edhe për vizitorët nga SHBA, BM, Izraeli, Egjipti, Katari, EBA, Kanadaja, Zvicra, Australia dhe Zelanda e Re.