Gjatë takimit të ministrave të jashtëm të BE, ku përgatiteshin sankcione ekonomike kundrejt Bellorusisë, një zhvillim i befasishëm ka ardhur nga ishulli i vogël i Qipros. Ky shtet anëtar i BE ka bllokuar sankcionet ndaj 14 bellorusëve të fuqishëm, me pretekstin se nuk vendosen sankcione kundrejt Turqisë, informon foldrejt.com. Çfarë lidhje ka Mesdheu me Bellorusinë?
Kjo tregon realisht problemet burokratike që përballet Brukseli prej vitesh, ku disa shtete të vogla, shpesh edhe individë, bllokojnë zhvillime të mëdha. Ministria e jashtme lituaneze foli për një “marrje peng të Unionit”, kurse edhe Gjermania ftoi Qipron për gjakftohtësi dhe të mos përziejë çështje që s’kanë lidhje me njëra-tjetrën.
Kjo humb besimin në BE, se mund të arrijë linja të fuqishme kundrejt autokratëve.
Nuk është hera e fundit ku dështojnë iniciativat europiane. Në 2019, Italia bllokoi e vetme sankcionet kundrejt Venecuelës, kurse në 2018 Greqia ndaloi embargon kundrejt Kinës.
Së fundi qarqe ekspertësh brenda BE, theksojnë se duhet të vendosin një ligj të ri për unitetin e Unionit: ku mjafton të votojnë pro 55 përqind të shteteve, që sëpaku përfshijnë 65 përqind të popullatës. Në rastin konkret, një shtet me vetëm 0.2 përqind të banorëve të BE, ka bllokuar vendimin 99.8 përqind të banorëve./Foldrejt.com