Prokuroria e Shtetit e Kosovës, ka bërë ndalimin e një mjeku të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Ai dyshohet se mori ryshfet gjatë kohës që po e ushtronte profesionin, përcjell Fol Drejt.
”Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti për Krime të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka urdhëruar ndalimin e personit me inicialet S.D., në cilësinë e mjekut në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Ky rast po vazhdon të hetohet nga organet e rendit./FolDrejt/