Është rritur dukshëm numri i vizita specialistike dhe hospitalizimeve, në kuadër të Klinikës së Pediatrisë të Qendrës Klinike dhe Unversitare të Kosovës.
Fluksi i madh i rasteve në këtë klinikë, është vërejetur sidomos në pesë ditët e fundit, ku sipas raportit zyrtar, trajtim në ambulancat specialistike kanë marrë 1122 pacientë, ku prej tyre 123 janë shtrirë për trajtim të mëtejmë shëndetësor, transmeton Fol Drejt.
Mbingarkesë ka pasur edhe Emergjenca Pediatrike, në 5 ditët e fundit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar 703 pacientë./FolDrejt/