Të martën, shteti japonez i dhuroi ShSKUK-së 675 shtretër, nga të cilët 359 u shpërndanë në disa klinika të QKUK-së, si në Klinikën e Kirurgjisë, Neurologjisë, Pediatrisë dhe disa në Mjekësi Sportive, derisa 316 shtretër shkuan në spitale rajonale.
Kreu i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, tha se afër 50% e shtretërve në QKUK dhe spitale rajonale janë të rinj dhe jo më të vjetër se një vjet.
Vlera e këtij donacioni arrin mbi 800 mijë euro, derisa Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar edhe më herët ShSKUK-së i ka dhuruar pajisje tjera medicinale në kuadër të një marrëveshjeje me Ministrinë e Shëndetësisë.