Shoqata Sindikale e QKUK-së ka vendosur që më 21 shtator të protestohet me kërkesë kryesore rritjen e pagave për punëtorët e QKUK-së për 50 për qind.
Sipas njoftimit të shoqatës të premten, protesta do të zhvillohet në ora 10:30 para Qendrës Emergjente.
“Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të mbajtur me 13.09.2022,u vendos që ditën e mërkurë me 21.09.22 në orën 10 e 30h para Qendrës Emergjente të mbahet protestë simbolike me kërkesat: Rritje pagash për 50% deri në implementimin e Ligjit të Pagave, rritje e investimeve në shëndetësi për përmirësimin e kushteve të punës dhe ngritjen e cilësisë së shërbimit, miratimi i Ligjit të Pagave dhe implementimi i tij nga janari 2023. Këto kërkesa adresohen me arsyetim: për shkak se pagat nuk janë e rritur as sipas rritjes ekonomike që nga viti 2014, rritja e inflacionit mbi 19% i cili ka pamundësuar mbulimin e shpenzimeve bazike jetësore”, thuhet në njoftim.
Punonjësit publikë po kërkojnë 100 euro shtesë në paga deri në miratimin e Ligjit të Pagave./21Media