ShBA-të, Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe Italia i kanë bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të tërhiqen nga veriu, raporton Fol Drejt.
Anëtarët e QUINT-it, po ashtu kanë bërë thirrje që situata atje të de-përshkallëzohet dhe të ketë koordinim të ngushtë mes autoriteteve të Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it.
“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që menjëherë të tërhiqen, të shtensionohen dhe të koordinohen ngushtë me EULEX-in dhe KFOR-in”, u tha në komunikatën zyrtare.
Në vazhdim të reagimit thehksohet se shtetet e QUINT-it janë të shqetësuara nga vendimi i Serbisë për të ngritur nivelin e gatishmërisë së forcave të saj të armatosura në kufirin me Kosovën dhe u kanë bërë thirrje të gjitha palëve për përmbajtje maksimale, duke shmangur retorikën nxitëse. /FolDrejt