QUINT-i dhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë përmes një deklaratë për media kanë shprehur qëndrimin e tyre për protestat e paralajmëruar për sot në veri të vendit.
Në një komunikatë të përbashkët të shpërndarë nga ambasada amerikane, shtetet që e përbëjnë Quintin bashkë me BE-në, kanë vlerësuar se qytetarët kanë të drejtë të mbajnë grumbullime paqësore dhe poashtu edhe përgjegjësinë për të siguruar se këto tubime janë paqësore dhe nuk bëhen të dhunshme, transmeton Fol Drejt.
“Midis vlerave tona të përbashkëta demokratike, është edhe e drejta për tubime paqësore dhe për të na u dëgjuar zëri ynë. Sundimi i ligjit ka për obligim të ruaj rendin publik dhe këtë duhej ta bëj pa cenuar parimet demokratike të fjalës së lirë dhe tubimit”, thuhet në komunikatë.
Quint dhe BE-ja, poashtu ripërsërisin thirrjen ndaj Kosoëvs dhe Serbisë që të veprojnë me kujdes dhe të përmbahen nga çdo fjalor apo veprim që mund të rris tensionet./FolDrejt/