Dhjetëra iranianë janë mbledhur në Kiev në shenjë proteste ndaj qeverisë iraniane që dyshohet se ka dorëzuar dronë në Rusi, raporton The Guardian, transmeton Fol Drejt.
Demonstruesit u mblodhën në sheshin Maidan të qytetit duke mbajtur pankarta që lexonin “populli iranian qëndron me Ukrainën” dhe duke valëvitur flamujt kombëtarë të të dy vendeve.
Ukraina dhe perëndimi e kanë akuzuar Iranin se ka furnizuar Rusinë me pajisje ushtarake për t’u përdorur në sulmet kundër qytetarëve – pretendime të cilat Irani i ka hedhur poshtë./FolDrejt/