Pasi disa qytetarë raportuan se kanë marrë zgjebe pas veshjes së rrobave nga dyqani Zara në Podgoricë, në atë dyqan është dërguar inspektim sanitar, ka konfirmuar në Pobjeda të Podgoricës, Ana Vujosheviq, drejtoreshë e Administratës për Çështje të Inspektimit.
Qytetarët, shkruan Pobjeda, dyshojnë se zgjebe janë marrë nga veshja e rrobave nga dyqani i Zara-s, pas së cilës u është shfaqur një skuqje në bark apo në shpinë.
“Inspektimi ka marrë një iniciativë dhe i është caktuar inspektimit sanitar. Kur të përfundojë survejimi, ne do ta informojmë publikun për situatën e konstatuar”, tha Vujosheviq./FolDrejt/